TIRANE

Është djalë dhe lindi në sekondin e parë të 2019. Foshnja e parë për vitin 2019 erdhi në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në orën 00:01.

Mjekët thonë se vogëlushi, që familjarët kanë zgjedhur ta pagëzojnë me emrin Elis, gëzon shëndet të plotë. Doktoreshë Anila Xhani e cila asistoi në ndërhyrjen cezariane, tha se cdo gjë shkoi sic duhet, dhe  bebushi Elis peshon 3 kg 150 gr.


Elisi i vogël, ishte dhurata më e bukur për prindërit, Besmir e Emilina Gogu të cilët e pritën këtë vit më të lumtur se kurrë. Nga ky vita ta kanë një tjetër status, atë të të qenurit prind, duke qenë se Elis ii vogël, është fëmija i parë i ciftit Gogu.


  • foto galeri
  • foto galeri

I emocionuar, babai i vogulëshit zbuloi edhe kuptimin e emrin të djalit të tij, ndërsa foli edhe për mënyrë se si do të shpenzojë paratë nga ceku i bebes.


“Është fëmija i parë, nuk e prisnim të lindte në sec të para e prisnim të lindte në mëngjes. Elis, pavarës se ka kuptimin, bir i Zotit, unë do ta thërras Lisi sepse dua të rritet i gjatë dhe i fortë si një lis. Jemi në dijeni për bonusin e bebes, me paratë do të blejmë karrocë ose krevat, janë gjërat e para që i duhet” u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb