Problemet e vazhdueshme fizike që po shoqërojnë sezonin e Vrsaljkos, kanë detyruar Interin që të rikthehej në merkato dhe të sigurohej nënshkrimi me Sedrik Soares nga Sauthemptoni sipas formulës huazim me të drejtë blerjeje.


Tashmë kroati duket se e ka mbyllur përpara kohe sezonin e tij me fanellën zikaltër, duke qenë se nuk është përfshirë në listën e 25 lojtarëve që klubi, sikundër çdo klub tjetër, duhet të dorëzonte në Ligën e Serisë A për pjesën e mbetur të kampionatit.


Vrsaljko për momentin nuk do të zbresë në fushën e lojës 17 ndeshjet e mbetura të kampionatit. Shansi i fundit për ish-lojtarin e Atletiko Madridit, është që Interi ta fusë në vend të një lojtari tjetër, shanse këto që duken të vogla për momentin.


(j.s/BalkanWeb)