Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në lidhje me sugjerimin që xhamia “Ayasofya” të jetë pa pagesë tha se “Nuk është ndonjë gjë që nuk mund të mos bëhet.

Presidenti Erdoğan në një transmetim të përbashkët të TGRT Haber-Beyaz TV ka marrë pjesë në “Programin special të zgjedhjeve me presidentin” dhe u është përgjigjur pyetjeve në lidhje me rendin e ditës.

Në pyetjen nëse do të bëhet apo jo pa pagesë “Ayasofya” për qytetarët e Turqisë, Erdoğan, u përgjigj:

“Nuk është ndonjë propozim anormal. Mund të bëhet. Nuk është ndonjë gjë e parealizueshme, mund të bëhet lehtë. Madje, jemi të përqendruar mbi këtë ku emrin nga muze mund t‘ia vendosim xhamia Ayasofya. Si në rastin e xhamisë Sultanahmet (Xhamia e Kaltër), a paguajnë turistët kur e vizitojnë? Ata vizitojnë xhaminë Sultanahmet, xhaminë Süleymaniye dhe atë Fatih. Të njëjtën gjë veprohet edhe me Ayasofya-n. Nxirret nga statusi i muzeut. Ky status i është dhënë vonë. Edhe ky madje është një hap sërish i hedhur nga mentaliteti i CHP-së të cilin e ndërrojmë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb