Futbollisti Arda Turan po kalon momente të vështira ditëve të fundit, pasi akuzohet për ushtrim dhune ndaj një këngëtari të njohur në Turqi.

Por, problemi nuk është vetëm në këtë çështje, sepse ai po akuzohet edhe nga pushteti turk si i përfshirë në puçin  ushtarak, i cili ndodhi në vitin 2016.

Sipas gazetës turke, ‘Hurriyet’ hetimet për lojtarin e Barcelonës janë duke vazhduar, i cili pas tyre, mund  të rrezikojë një dënim prej 12 vite burg. T

uran është i huazuar në Istamboll Başakşehir. Telashet nuk mbarojnë këtu. Lojtari I Barcelonës i huazuar në Turqi do të përballet edhe me akuza si armëmbajtje pa leje.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb