Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka publikuar një video-mesazh me rastin e 101-vjetorit të shpalljes së Republikës së Turqisë transmeton Anadolu.

Duke ua uruar festën të gjithë qytetarëve brenda Turqisë dhe jashtë vendit, Erdogan tha: “Sot përjetojmë lumturinë dhe krenarinë e arsyetuar të arritjes së përvjetorit të parë të shekullit të ri të Republikës sonë”.

Ai përkujtoi me mirënjohje stafin themelues të shtetit, veçanërisht themeluesin e Republikës, Gazi Mustafa Kemal Atatürk, ndërkaq kujtoi edhe dëshmorët e vendit duke kërkuar mëshirën e Zotit për ta.

Duke theksuar se populli turk ka një traditë të rrënjosur thellë shtetërore që daton mbi 2.200 vjet, presidenti turk tha se synojnë ta shfrytëzojnë, ta zhvillojnë dhe ta forcojnë këtë akumulim të thellë shtetëror, me pjesëmarrjen e bashkatdhetarëve dhe miqve, në një mënyrë që do të japë kontributin më të madh në trashëgiminë e përbashkët të njerëzimit.

“Ne do t’i përmbahemi më fort kësaj perspektive të lashtë historike të kombit tonë dhe vlerave tona të qytetërimit për të garantuar që paqja, qetësia, siguria dhe drejtësia të mbizotërojnë brenda kufijve të vendit tonë, në rajonin tonë dhe në botë”, u shpreh ai duke shtuar se “as organizatat terroriste e as ata që kanë ambicie ekspansioniste” nuk mund t’i pengojë që të arrijnë qëllimin.

“Na kanë mbetur pengesa të pakta për të kapërcyer për të arritur në Shekullin e Turqise”

Presidenti Erdoğan më tej potencoi se gjenden në prag të një procesi në të cilin do të shpërblehen sakrificat e bëra në çdo fushë, nga siguria në teknologji, nga diplomacia në ekonomi, duke vazhduar:

“Na kanë mbetur pengesa të pakta për të kapërcyer dhe probleme të pakta për të zgjidhur në mënyrë që të arrijmë të ardhmen e ndritur që e quajmë Shekulli Turqise. Ne jemi të vetëdijshëm për sfidat me të cilat është përballur populli ynë gjatë gjashtë viteve të fundit për shkak të përpjekjeve për të minuar vendin tonë në fusha si ekonomia, veçanërisht përmes kërcënimeve të sigurisë”.

Ai tha se janë të vetëdijshëm se duhet të varrosin “plagën e terrorizmit” në histori me të gjitha mjetet që i kanë në dispozicion.

“Unë besoj me gjithë zemër se të gjithë qytetarët tanë, pavarësisht prejardhjes, besimit apo qëndrimit politik, dhe të gjithë miqtë tanë në mbarë botën do të qëndrojnë me ne në këtë luftë historike”, shtoi Erdogan më tej.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: