Presidentët e Serbisë dhe Turqisë, Aleksandar Vuçiç dhe Rexhep Tajip Erdogan, paralajmëruan në Beograd forcimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, veçanërisht në sektorin ushtarak.

“Është e rëndësishme të vendosen marrëdhënie shumë më të ngushta për bashkëpunim në fushën ushtarake, të krijohet një ekip që do të punonte për këtë. Industria ushtarake turke është dukshëm më e fortë se e jona, por pa modesti të rreme, as Serbia nuk duhet neglizhuar”, tha Vuçiç të premten pas bisedës me Erdogan.

Ai shtoi se Serbia kohët e fundit rinovoi lejet e saj për Turqinë dhe eksportoi “një numër të madh predhash”.

“Ne kemi besim te Erdogani dhe qëndrimi i tij ndaj paqes dhe stabilitetit”, tha Vuçiç.

Presidenti turk, për të cilin kjo ishte vizita e tretë në Serbi në pesë vitet e fundit, i cilësoi marrëdhëniet mes dy vendeve si një “epokë të artë”.

Erdogan arriti në Beograd një ditë pasi vizitoi Shqipërinë, ku hapi Xhaminë e Madhe në kryeqytetin Tiranë, ndërtimi i së cilës u ndihmua nga Turqia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb