Presidenti turk Tayip Erdogan tha se do të diskutojë blerjen e raketave amerikane ‘Patriot’ me Presidentin Donald Trump këtë muaj, duke thënë se lidhja e tij personale me liderin e SHBA mund të kapërcejë një krizë të shkaktuar nga blerja e  sistemeve ruse të mbrojtjes ajrore.

Blerja e sistemit të raketave S-400 nga ana e Turqisë në korrik rriti mundësinë e sanksioneve të SHBA-së dhe Departamenti i Shtetit ka thënë se shitja e sistemit të mbrojtjes së raketave të Raytheon Co, Ankarasë, nuk do të ndodhë.

Sidoqoftë, Erdogan i tha Reuters se kishte diskutuar blerjen e ‘Patriotëve’ në një telefonatë me Trump dy javë më parë dhe do të zhvillonte një tjetërbisedë kur ata të takohen në Asamblenë e Përgjithshme të  OKB-së e cila hapet javën e ardhshme.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb