Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan thotë se Izraeli u përgjigjet kërkesave për armëpushim me gjakderdhje.

Këtë deklaratë presidenti turk e bëri nga Madridi, ku u prit nga kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.

“Izraeli i përgjigjet kërkesave për armëpushim me gjakderdhje dhe asnjë vend me ndërgjegje nuk mund ta pranojë atë”, tha Erdogan.

“Unë e përgëzoj mikun tim të dashur, kryeministrin Pedro Sanchez, për pozicionin e tij për Gazën, në emër të meje dhe kombit tim”, tha Erdogan duke shtuar se kryeministri spanjoll “është në zemrat e palestinezëve tanë, vëllezër”.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: