“Ne kemi nisur iniciativën në OKB për të ndaluar shitjet e armëve në Izrael. Unë besoj në mbështetjen që ju, vendet anëtare të BRICS , do të ofroni për këtë çështje”, theksoi Presidenti Recep Tayyip Erdoğan në fjalimin e tij.
“Për sa kohë që gjakderdhja në Lindjen e Mesme nuk ndalet, nuk mund të flitet për drejtësi, paqe apo zhvillim për të ardhmen”, nënvizoi Erdogan në komentet e tij gjatë samitit të BRICS.
” Veprimet agresive të Izraelit , të cilat po hedhin në flakë të gjithë rajonin, kanë kaluar të gjithë kufijtë e ligjit dhe moralit. Populli palestinez po përballet me gjenocidin në Gaza. Duke sulmuar edhe Libanin, Izraeli e ka përshkallëzuar edhe më tej shtypjen e tij. Paqja në rajon është e mundur vetëm përmes krijimit të një shteti të pavarur, sovran palestinez të bazuar në kufijtë e vitit 1967, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet”.
“I ftoj vendet që nuk e kanë njohur ende Palestinën të ndërmarrin hapa në këtë drejtim. Mbështetja e vazhdueshme e pakushtëzuar për armatimin dhe municionin e Izraelit e inkurajon vendin në sulmet e tij . Ne kemi iniciuar përpjekjet në Kombet e Bashkuara për të ndaluar shitjet e armëve për Izraelin dhe kam besim në mbështetjen tuaj në këtë çështje”.
(A.A/BalkanWeb)