Turqia ka në plan të jetë e përkushtuar ndaj marrëveshjes afatgjatë të furnizimit me energji nga Teherani, pavarësisht kërcënimeve të Uashingtonit për të ndëshkuar vendet që bëjnë biznes me Iranin, tha Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan.

“Duhet të jemi realist … A duhet të lejoj njerëzit të ngrijnë në dimër … Askush nuk duhet të ofendohet. Si mund t’i ngroh shtëpitë e popullit tim nëse ndërpresim blerjen e gazit natyror të Iranit?”, tha Erdogan në një intervistë për Reuters.

Ai tha se kishte situata të ngjashme me importet e gazit iranian gjatë presidencës së Barak Obamës. Për momentin, Turqia blen 50 për qind të gazit nga Rusia, ndërsa pjesa tjetër importohet nga Azerbajxhani, Irani, Iraku dhe Algjeria.

Presidenti turk shpjegoi se, sa i përket furnizimit me energji, vendi “do të veprojë në përputhje me nevojat e brendshme”.

Turqia merr 40 përqind të energjisë elektrike nga gazi natyror, i cili varet nga importi

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: