Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se arritja e një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë ka rëndësi kyçe për stabilitetin dhe paqen afatgjate në Ballkan.

“Në çështjen e Kosovës, arritja e një marrëveshjeje të kënaqshme për të gjitha palët ka rëndësi jetike për stabilitetin dhe paqen afatgjate në rajonin e Ballkanit, pjesë e të cilit është edhe Turqia”, ka thënë Erdoğan në një intervistë për gazetën serbe “Politika” para vizitës së tij zyrtare në Serbi.

“Për këtë arsye, ne mbështesin vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe arritjen e një marrëveshjeje permanente dhe gjithëpërfshirëse që bazohet në pajtimin dhe vullnetin e lirë të palëve. Ne jemi të gatshëm të bëjmë çdo gjë për zgjidhjen e çështjes. Marrëveshja që do të arrihet midis dy vendeve do të pranohet edhe nga ana jonë”, ka shtuar presidenti i Turqisë, raporton AA.

Presidenti turk ka thënë po ashtu se të gjithë popujt e Ballkanit pa dallim, shqiptarët, boshnjakët, serbët dhe kroatët, i shohin si miq me të cilët, siç është shprehur, kanë jetuar së bashku me shekuj dhe me të cilët do të bashkëpunojnë edhe në të ardhmen në çdo fushë. Erdoğan sot mbërriti në Beograd për vizitë zyrtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: