Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan në fjalën e tij në deklaratat për mediat së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Rama, tha se Turqia e Shqipëria kanë qenë dhe mbeten vende mike dhe aleate tepër të ngushta.
Erdogan tha se do të vazhdojë thellimi i bashkëpunimit mes Tiranës dhe Ankarasë. Kreu i shtetit turk tha se ka biseduar me kryeministrin Rama edhe “për luftën ndaj organizatave terroriste, veçanërisht FETO-n”.
Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan: Të nderuar ministra dhe anëtarë të shtypit. Ju përshëndes në emër të kombit tim. Jam i nderuar që jam në vendin mik, Shqipëri. Të avancojmë bashkëpunimin tonë dypalësh. Bashkëpunimi ynë do të kontribuojë në zhvillimin e shumë fushave, si tregtia, investimet, që rrisin mirëqenien e popujve tanë.
Ne do vazhdojmë bashkëpunimin edhe në fushën e mjekësisë, pasi ndërtuam spital në Fier. Shqipëria është aleati ynë më i mirë i NATO-s. Ne biseduam me kryeministrin edhe luftën e përbashkët kundër organizatave terroriste, si FETO.
(Balkanweb)