TURQI

Partia e Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan nuk e ka pranuar disfatën e pësuar në zgjedhjet lokale në qytetin e Stambollit. Lajmi raportohet nga agjencia e lajmeve “Reuters”,  e cila i referohet gazetës turke “Hurriyet”. AKP-ja ka marrë goditje të fortë  në tre qytetet kryesore të Turqisë. Pas Ankarasë, Izmirit, ditën e djeshme mediat turke raportuan se Erdogan ka humbur edhe në Stamboll.

Kandidati i opozitës Ekrem Imamoglu, i Partisë Popullore Republikane (CHP) kryeson me 25.000 vota ndaj rivalit të tij të AKP-së, ish-kryeministrit Binali Yildirim.  Ai pretendon se rezultatet e 84 kutive të votimit ende nuk janë zbardhur, për shkak të pretendimeve për parregullsi.

“Do ta uroj Imamoglunë nëse fiton, por jo pa përfunduar i gjithë procesi i numërimit”-tha ai.  Ekspertët humbjen e Stambollit e shohin si goditje të madhe për pasi ky qytet ishte vendi ku u rrit dhe fuqizoi pushtetin, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb