Recep Tayyip Erdogan u kthye nga Nju Jorku në Turqi mëngjesin e sotëm, duke anuluar pjesëmarrjen në darkën e shtruar nga presidenti amerikan Joe Biden në nder të liderëve pjesëmarrës në Sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Avioni i Presidentit Erdogan u ul në Stamboll në orën 9:30.
Nga ana e presidencës turke nuk u përmendën arsyet pse Tayip Erdogan nuk shkoi në darkën e presidentit amerikan.
Mediat turke raportojnë se bashkëshortja e tij Emine Erdogan mori pjesë në pritjen e organizuar nga zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Jill Biden.