Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë të martën se 200,000 sirianë janë kthyer në rajonet veriore siriane të kontrolluara nga forcat turke.

Ai i ka bërë këto deklarata pas kritikave të rivalëve të tij për milliona refugjatë në Turqi.
Më shumë se 3.5 milionë refugjatë sirianë që janë larguar nga konflikti në shtetin e tyre janë duke jetuar në Turqi, mirëpo prezenca e tyre shihet nga disa turq si kërcënim për vende të punës.

Tema e refugjatëve është bërë çështje diskutuese në zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale më 24 qershor, pasi rivalët e Erdoganit kanë thënë se do të marrin hapa për t’u siguruar që sirianët do të kthehen në shtetin e tyre.

Erdogan ka thënë se disa refugjatë tashmë janë kthyer në rajonin Afrin të Sirisë, territor në të cilin Turqia ka nisur ofensivë për të larguar kurdët sirianë apo luftëtarët e grupit militant, Shteti Islamik nga ato pozicione.

“Deri më tash rreth 200,000 banorë nga këto zona janë larguar nga Turqia. Dhe vazhdojnë të kthehen. Pse? Sepse është toka e tyre, ne u hapim rrugën për t’u kthyer”, ka thënë presidenti turk, shkruan rel.

Erdogan ka hapur kufinjtë e Turqisë për migrantët sirianë prej kur ka filluar konflikti në Siri më 2011.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: