Sot i është dhënë lamtumira e fundit bashkëpunëtorit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, Erol Olcak. Ndër viktimat e pas sulmeve të një grupit ushtarak të Turqisë në përpjekje për grushtet, ishte edhe një dhëndër shqiptar.

Bëhet fjalë për 53-vjeçarin Erol Olçak, me origjinë nga Çerkezi i Kumanovës, i cili së bashku me djalin e tij 16-vjeçar, ka humbur jetën në përleshjet në urën e Bosforit, transmeton Telegrafi.

Erdogan nuk ka mundur t’i mbajë lotët teksa i ka dhënë lamtumirën e fundit, siç presidenti turk e konsideroi, mikut të jetës.

“Të nderuar miq jemi mbledhur në xhaminë e Fatihit për t’i dhënë lamtumirën e fundit mikut tonë. Erolli ishte shoku im i jetës. Erol Olcak ishte një njeri i madh. Ai ishte një person i dashur. Ishte një njeri diamant. Ishalla varri tij bëhet një prej vendeve të parajsës”, ka thënë Erdogan, i cili nuk ka mundur të përmbahet prej emocioneve dhe fillon të qajë me të madhe. Ai nuk mundi ta vazhdojë fjalimin dhe kërkoi falje.

Edhe ish-presidenti turk, Abdullah Gul ka folur për shqiptarin, të cilin e ka vlerësuar si dëshmor të demokracisë dhe një person të çmuar për aq kohë sa ka punuar me shqiptarin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: