Mediat greke i kanë kushtuar rëndësi të madhe një deklarate të Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili ka paralajmëruar se Bota po shkon drejt një lufte të re.

Sipas gazetës së madhe greke “To Vima”, këtë deklaratë Erdogan e ka bërë gjatë një aktiviteti në vend, ku foli hapur për Luftën e III Botërore.
meidat greke
“Shtetet e Bashkuara kanë ndërtuar njëzet bazat në Siri, bazë që është drejtuar kundër Rusisë dhe mund të bëhet shkak për të shpërthyer Lufta e Tretë Botërore. Pyetja është pse ata kanë nevojë për bazat amerikane në Siri”- tha Erdogan.

Sipas mediave greke, i pari i Turqisë i ka kërkuar popullit të tij të përgatiten për të gjitha mundësitë. “Le të bëhemi gati për Luftën e 3 Botërore. Ne duhet të jemi gati për të gjitha mundësitë”- tha ai.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb