Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan e konsideruar një turp, ndarjen e Çmimit Nobel për Letërsinë shkrimtarit të diskutueshëm austriak Peter Handke.
“Është turp ndarja e Çmimit Nobel një personi që mbron dhe lavdëron vrasësin që derdhi gjakun e dhjetëra mijëra myslimanëve”, deklaroi Erdoğan.

Sipas presidentit turk, ndarja e Çmimit Nobel për shkrimtarin Handke do të inkurajojë armiqtë e Islamit dhe të njerëzimit.
“Ata që qortojnë Turqinë për demokracinë dhe drejtësinë, shtruan tapetin e kuq për diktatorët dhe terroristët që vranë dhjetëra mijëra njerëz”, u shpreh Erdoğan, shkruan AA.

Erdoğan po ashtu u bëri thirrje njerëzve të ndërgjegjshëm të kundërshtojnë çmimin Nobel për shkrimtarin austriak Handke.

Ceremonia e sotme e Çmimit Nobel është mbajtur nën hijen e kritikave për shkak të vendimit për ndarjen e çmimit të letërsisë të këtij viti për Handke, një shkrimtari austriak që mohon gjenocidin në Srebrenicë të Bosnjë e Hercegovinës.

Atij iu dha çmimi Nobel për Letërsi përkundër përkrahjes së tij të hapur për presidentin serb, Sllobodan Millosheviç, i cili vdiq në vitin 2006 në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë teksa po gjykohej për krime lufte dhe gjenocid.

Handke pretendoi se boshnjakët myslimanë në Sarajevë kishin vrarë veten e tyre, duke shtuar se ai kurrë nuk besoi se serbët kishin kryer gjenocid në Srebrenicë.

Disa vende bojkotuan ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Të dërguarit e Kosovës, Shqipërisë, Turqisë, Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut në Suedi nuk morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit Nobel.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb