“Presidenti Erdogan theksoi gjithashtu se është koha e fundit që komuniteti ndërkombëtar dhe bota islame t’i thonë ‘mjaft’ Izraelit, i cili kërcënon paqen rajonale dhe globale”, tha Drejtoria e Komunikimeve eTurqi.

Turqia qëndron në krah të Libanit kundër “politikave agresive” të Izraelit, tha presidenti Recep Tayyip Erdogan në një bisedë telefonike me kryeministrin libanez Najib Mikati sot, transmeton Anadolu.

Në telefonatë, Erdogan dhe Mikati diskutuan sulmet izraelite, kërcënimet ndaj Libanit, si dhe konfliktin në Gaza, njoftoi Drejtoria e Kom

“Presidenti Erdogan nënvizoi nevojën që agresioni i Izraelit të ndalet menjëherë, duke theksuar se përpjekjet e Izraelit për të përshkallëzuar konfliktet janë shumë të rrezikshme”, thuhet në njoftim.

Po ashtu thuhet se Ankaraja qëndron përkrah Bejrutit kundër politikave agresive të Izraelit.

“Presidenti Erdogan theksoi gjithashtu se është koha e fundit që komuniteti ndërkombëtar dhe bota islame t’i thonë ‘mjaft’ Izraelit, i cili kërcënon paqen rajonale dhe globale”, thuhet në njoftim.

Tensionet janë rritur përgjatë kufirit të Libanit me Izraelin mes sulmeve ndërkufitare midis grupit libanez Hezbollah dhe forcave izraelite, ndërsa Tel Avivi po vazhdon ofensivën e tij vdekjeprurëse në Gaza, e cila ka vrarë mbi 37.700 njerëz që nga tetori pas një sulmi nga grupi palestinez Hamas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: