Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-presidentin amerikan Donald Trump.

Erdogan dënoi atentatin e fundit ndaj Donald Trump, gjatë së cilës politikani u plagos dhe i uroi shërim të shpejtë.

Udhëheqësi turk e quajti incidentin një “sulm ndaj demokracisë”. Ai vlerësoi gjithashtu qëndrueshmërinë e Trump pas atentatit.

Sipas Erdogan, fakti që Trump ka vazhduar programin e tij të fushatës që nga sulmi duhet parë si një tregues i besimit tek populli amerikan.

Erdogan tha se Trump tregoi lidership të fortë me mesazhe uniteti që synojnë qetësimin e tensioneve pas atentatit.

Presidenti turk gjithashtu përgëzoi Donald Trump për emërimin e tij si kandidat presidencial i SHBA nga Partia Republikane.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb