Nis “era” Tomas Tuchel te Anglia. Sipas kontratës së nënshkruar javë më parë, trajneri Tuchel fillon nga puna te “3 luanët” këtë të mërkurë.
Anglezët synojnë që të arrijnë suksese të mëdha nën drejtimin e teknikut gjerman, teksa fokusi është te Kupa e Botës. Tuchel do të debutojë pikërisht ndaj Shqipërisë, në ndeshjen e 21 marsit në “Wembley”, takim ky i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës.
Ai ka nënshkruar kontratë 18 mujore dhe paga e tij do të jetë rreth 5 milionë funte në vit.