Petrit Vasili ka reaguar pas incidentit të ndodhur sot me gazetarin e News24 e BalkanËeb Ergys Gjençaj i cili u shtri në tokë nga policia, pasi po filmonte një operacion anti-drogë.

Me një postim në Facebook, Vasili e konsideron aktin e policisë një turp duke u shprehur se për sa kohë Edi Rama do të jetë në krye të vendit do të jetë kjo polici armike ndaj medias dhe qytetarëve.

 

Postimi i Petrit Vasilit

Ergys Gjençaj perballe policise se turpit!

Ca ordinere policie, palaço gojepisa, qe krimineleve dhe trafikanteve ju marrin te keqen i versulen si kafshe gazetarit te mirenjohur Ergys Gjençaj.

Ergysi bente detyren si gazetar, por “gaboi” se po filmonte ordineret e policise.

Ky eshte turp nuk eshte polici.

Kjo eshte nje shemti per te cilen qytetaret provojne vec neveri.

Kete neveri e pelqen vetem Edi Rama.

Sa kohe te jete Edi Rama do te jete kjo polici armike medias dhe e qytetareve dhe mike e krimineleve dhe trafikanteve.

 

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb