Numri dy i qeverisë, Erion Braçe ka votuar sot që në orën 07:10 minuta te Liceu Artistik, ndërsa dha një mesazh për të gjithë shqiptarët që të votojnë herët në mëngjes.

“Votoni, asgjë tjetër. Mua më duhet të ndjek edhe dy zona të tjera në Fier e Divjakë, por edhe pse është freskët. Më mirë të votohet tani në mëngjes. Zgjidhni orët e mëngjesit e më pas shihni punët tuaja”,- tha ai.

Po ashtu për standardin e zgjedhjeve, ai i bëri thirrje komisionerëve në gjithë vendin të zbatojnë ligjin.

“Zgjedhje ka, zgjedhjet po bëhen në datën dhe në orën e caktuar. Zgjedhjet i delegjitimon vetëm mungesa e standardeve, ndaj i bëj thirrje të zbatojnë ligjin, vetëm ligjin. Të ndalojnë vendimin familjar”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb