TIRANE – Deputeti socialist, Erion Braçe, i njohur si një ndër tifozët më të zjarrtë të Partizanit, akuzon policinë për dhunë ndaj tifozëve të ekipit kryeqytetas, mbrëmjen e djeshme gjatë ndeshjes ndaj Skënderbeut në stadiumin “Elbasan Arena”.
Sipas deputetit Braçe, pamjet filmike rrëzojnë plotësisht deklaratën e policisë se nuk ndërhyri dhunshëm ndaj tifozëve të Partizanit. Madje, deputeti fton të gjithë tifozët që ishin dje në tribunën C2 që të dëshmojnë për atë që ndodhi në stadiumin e Elbasanit.

“Edhe një herë për; Ndërhyrjen e dhunshme të forcave speciale të policisë dje, në sektorin e tifozëve të Partizanit. Po lexoj deklaratën zyrtare të policisë dhe vijoj të jem i shokuar. Pamjet filmike, rrëzojnë plotësisht deklaratën e policisë,
nga aksioni i ndërprerë deri tek vajza që ka humbur ndjenjat prej emocioneve!!
Po ç’rëndësi ka, këtu gënjeshtra të nxjerr vazhdimisht nga sikleti.
Kam një thirrje për të gjithë ata që ishin dje në C2:
Dëshmoni këtu për gjithë çfarë ndodhi në tribunën ku ju ishit!!”- shkruan Braçe në faqen e tij në “Facebook”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: