Pedagogu dhe aktivisti, Erion Kristo i është drejtuar me një letër të hapur Prokurores së përgjithshme Arta Marku. Në një postim në facebook, Kristo ironizon kryeprokuroren Marku me tog fjalëshin PPP të përkthyer sipas tij në Prokurore e Pergjithshme e Perkohshme.

“Zonje! Ju po minoni besimin e qytetareve te ligji dhe shteti. Ju me mungesen tuaj te reagimit, po mbeshtesni korrupsionin. Kemi kaq kohe qe akuzojme se tenderat te Astir jane te dyshimte. Sot u vertetua katerciperisht se tenderi eshte i trukuar! Ku jane arrestimet? Ku jane hetimet? Ku eshte institucioni juaj? Pse ju vetem perndiqni qytetaret e thjeshte qe protestojne?” shkruan Kristo në facebook, ndërsa një apel ka edhe për qytetarët shqiptarë.

“Ne fakt kjo leter u drejtohet njerezve. Shikojeni dhe kuptojeni forcen tuaj. Ju mund ta ndalni korrupsionin, edhe kur keni kunder gjithe shtetin. Shijojeni kete fitore te bukur te qytetarise dhe mos u ndalni. Filluan perpelitjet dhe spazmat e rrokullisjes. Tenderi i Astirit u anullua.”- përfudon Kristo postimin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb