Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj gjatë një takimi në Kombinat tha se nuk duhet që të vijnë persona më nga rrethet për të shkatërruar Tiranën.

Veliaj shtoi se Tirana është rregulluar me punë, ndërsa kishte mesazhe edhe kryebashkiakët e PD.

PD dhe opozita dinë vetëm të shkatërrojnë. Kryetari i Bashkisë Kamzë Xhelal Mziu sjell këtu në Tiranë banor të Bathores e rrethinat dhe hedhin këtu zjarr e flakë. Të mos vijnë më nga rrethet për të shkatërruar Tiranën. Jo se do veprojë vetëm ligji, por s’do të rrini dot në banesë nga turpi. Miqtë e mi, mos merrni molotov që të vini në Tiranë.

Shikoni më mirë punët e juaja, bëni më mirë për Shqipërinë, Kjo është thirja ime për këdo që mbush furgonin. Mund të mbushni furgonat për 3 javë, por do të vijë dita më 30 qershor që PS do të qeverisë dhe Kukësin e Tropojën. Për çfarë do mbaheni mend, e patë Voltanën, por gjithmonë do shoqërojë budallalliku që tha. A thua se rregulloi Shkodrën edhe do të na tregojë Tiranën. Demokratët të mendojnë për familjen e tyre. Saliu, Luli, Bujar Nishani i kanë rregulluar jetët, po ju si familje jeni rregulluar?”, tha Veliaj.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: