Kandidatja e koalicionit “Shqipëria Madhështore”, në qarkun e Tiranës, Erisa Xhixho, n/presidente e Partisë së Lirisë, duke iu referuar Standard & Poor’s, thotë se sipas analizës së tyre, qeveria e Edi Ramës nuk e realizon dot anëtarësimin e BE-së në 2030.
“ Vlerësimi i Shqipërisë mbetet i kufizuar nga kuadri institucional relativisht i dobët, mundësitë e kufizuara të politikës monetare, dhe nevojat e moderuara për financim të jashtëm. Mbi 50% e borxhit të qeverisë është në monedhë të huaj ose me afat të shkurtër. Për më tepër, ekonomia përdor gjerësisht euron dhe është shumë informale.
Standard & Poor’s i kujton jo vetëm Ramës, por të gjithë shqiptarëve se:
Pa një përpjekje të konsiderueshme për të përshpejtuar ritmin e reformave, ne e konsiderojmë të pamundur që Shqipëria të jetë e pranueshme për anëtarësim në BE përpara vitit 2030.
Më 11 maj, shqiptarët do të zgjedhin programin e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, duke refuzuar çdo përpjekje të dëshpëruar të Edi Ramës për të mbajtur pushtetin me mashtrime”, shkruan në facebook. ndër të tjera Xhixho.
(Balkan Web)