TIRANE- Në interpelancë me ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi deputeti socialist Erion Braçe, ka publikuar kontrata, që sipas tij, ministria e Bujqësisë i kishte lidhur me kompanitë e familjes së Klement Balilit në vitin 2016, kur ky dikaster drejtohej nga ministri i LSI, Edmond Panariti.

Qëllimi i politikës këtu e katër vite të shkuara ishte shumë i drejtë dhe do të sillte një përmirësim të rëndësishme në rast se do të ishte realizuar ashtu si ishte. POr si do ta shpjegoj edhe më poshtë qëllimi për të krijuar përmes kësaj politik ndërmarrje të mëdha bujqësore e blegtorale për të thithur mes tyre investime të mëdha në Buqësi, rritur produktivitetin, punësimin në fshat mbi të gjithas rezulton një qokë. Së pari në një qokë të rrezikshme kriminale, mbasi është nisur si partiake por për shkak të asgjensive ligjzbatuese vendase e të huaja nuk është më e tillë, është kriminale.

Unë nuk di të bëjë teatër Lulzim Basha. Unë nuk di të bëj teatër Monika Kryemadhi. Kjo është një kontratë e nënshkruar në 20/5/2016 midis Ministrisë së Bujqësisë dhe kompanisë Balili & Co SHPK, ku ministria vendos në dispozicion të kësaj kompanie 21. hektarë tokë bujqësore në Buronjë të Delvinës në dispozicion. Kompania administrohet nga Bashkim Balili, një prej familjarëve të Kelmend Balilit dhe Klemend Balili nuk është aktor teatri. Kjo kontratë është lidhur kur partnerët tanë kanë shpallur në kërkim Klemend Balilin.

Kjo është një tradhti e rëndë ndaj policisë tonë. KJo kontratë e dytë është lidhur më 6.7/2017, vetëm 2 muaj pasi Balili u shpall në kërkim dhe të gjitha pronat e familjarëve të tij bastiseshin nga policia.

Këtu kam origjinën e kompanisë “AlB Universal SHPK”, një kompani e themeluar nga Albin Bashkim Balili, djali i Bashkim Balilit, vëllai i Kelmend Balilit, pjesë e familjes Balili dhe kjo kontratë i jep pikërisht kompanisë ALB Universal sipërfaqen 90.4 hektarë në njësinë administrative Pisko, Bashkia Përmet, Qarku Gjirokastër. Edhe njëherë ky nuk është teatër. Kjo është një kontratë dhënë pikërisht për këta njerëz. Dhënë nga partia e tyre për këta njerëz në kohën kur ishin shpallur në kërkim. Unë nuk di të bëjë teatër, di të thjeshtë të lexoj fakte dhe faktet janë këto që po ju them.

Kjo kompani ose kjo kontratë është daravitur zoti ministër te një 21 vjeçar që merr nga ministria e Bujqësisë 90 hektarë tokë për ti mbjellë me shegë, arrë edhe me lajthi dhe nuk është zbatuar nga ajo ditë deri sot. Ajo që mua më dhemb në të gjithë këtë histori, historinë e parë që ka një përmasë të rrezikshme kriminale ka të bëjë me faktin se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vënë në sekuestro pasurinë e familjes Balili, këto kontrata nuk janë zgjidhur ende. Kjo është një qokë banale partiake.

Është shpërndarë tokë vetëm me qëllime partiake dhe elektorale. Po ta shikoni gjeografinë e 80 përqind të kontratave, janë lidhur në ato zona që janë konsideruar si zonat tonat, ku në Fier, Cërrik, Lushnjë, Fier, Pogradec e në zona të tjera të qëmtuara si me potencial të madh elektoral për partinë që i administronte“, denoncoi Braçe.

Po sipas tij, ministria e Bujqësisë ka firmosur edhe një tjetër kontratë me nipin e Kelment Balilit që mban datën 6.7.2016.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb