Në kulmin e debateve politike në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, kryeredaktori i “Gazeta Shqiptare” Erl Murati pohoi se në gjuhën ushtarake kjo situatë mund të cilësohej si ‘luftë’ totale. I ftuar në emisionin “Real Stoty” në “News24” Murati tha se palët presidencë-maxhorancë përplasen për nenin 179, pika 2 të Kushtetutës, ku interpretimet janë të ndryshme sa i takon anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Mes të tjerash gazetari tha se nëse Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe kryetari i saj Ardian Dvorani do kishin një qëndrim tjetër, kjo krizë nuk mund të ndodhte. Teksa Murati tha se Arta Vorpsi u betua para një notereje, drejtuesi i emisionit Sokol Balla theksoi se edhe presidenti Meta dekretin për Marsida Xhaferllarin e nxori teksa ishte në Rinas.

Murati: Kjo mini-krizë që është shfaqur gjatë javëve të fundit është pjesë e një krize politike e juridike që po kalon vendi. Dihet që reforma në drejtësi u miratua me konsumesh absolute, por po shohim se ajo ka vështirësi që të zbatohet. Përplasja president-maxhorancë është për vakancat në Gjykatën Kushtetuese. Kjo është një luftë totale (total war) në gjuhën ushtarake. Thelbi dukshëm është që kemi një interpretim të kundër nga Meta dhe të maxhorancës të nenit 179, pika 2 të Kushtetutës. Siç e kanë interpretuar dhe përfaqësues të maxhorancës se radha ka të bëjë me thelbin. Ndërkohë që presidenti thotë se; përsa kohë është e shkruar e zezë mbi të bardhë që anëtarët e rinj të Kushtetutës të caktohen sipas radhës, kjo ka të bëjë me procedurën. Ne s’kemi një Gjykatë Kushtetuese funksionale që të bëjë interpretim përfundimtar të këtij neni. Nëse ka të drejtë presidenti apo maxhoranca. Kjo është krizë totale. Nga ana tjetër nëse KED dhe kryetari i saj Dvorani do kishin një qëndrim tjetër, kjo krizë s’mund të ndodhte. Kemi një betejë politike nga të gjitha palët për kontrollin e Gjykatës Kushtetuese. Nga ana tjetër nëse Dvorani do të ndiqet dhe do të respektonte këtë aspekt dhe do të çonte për një vakancë 3 propozime, t’ja çonte Parlamentit e më pas presidentit. Nëse kjo është lojë politike dhe Dvorani është bërë pjesë e kësaj loje, ky është interpretim që e bën presidenti dhe opozita. Pyetja 1 mln dollarë është; Po tani çfarë do të ndodh? Betimi i Arta Vorpsit është kryer para noteri. Kushtetua thotë; anëtari i Gjykatës Kushtetuese merr detyrën mbasi bën betimin tek presidenti. Edhe këtë Kushtetuesja duhej ta interpretonte.

Balla:
Nuk betohet tek noteri, po edhe presidenti dekretin në Rinas e nxori. Se kjo punë kështu është bërë. Një betohet tek noteri, tjetri nxjerr dekret në Rinas. Respekt për institucionet por… ky është mendimi im.

Murati: Jam dakord me ju. Nuk po gjykojmë presidentin, por një rast konkret. Kushtetuesja ka shpallur përbërjen e anëtarëve të saj dhe e përjashton Arta Vorpsin. Dua të pyes ministren Gjonaj se çfarë do të ndodh tani dhe kush është institucioni që do ta korrigjojë këtë gjë?!

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb