TIRANË

Kryeredaktori i “Gazeta Shqiptare” Erl Murati i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24” të drejtuar nga Ylli Rakipi tha se nuk beson se Patozi do të marrë ndonjë mandat deputeti.

“Nuk besoj se Patozi do të marrë ndonjë mandat deputeti. Kjo sepse politika shqiptare është makiavelistë. Duke qenë se në politikën shqiptare kemi makiavelizëm, Patozi nuk besoj se ka kaq shumë forcë.

Duke mos fituar mandat, Patozi nuk do të ketë peshë në politikën shqiptare dhe as do të ndikojë në diçka. Mendoj se opozita duke i dhënë ton partisë së Patozit, i jep disi rëndësi”, tha gazetari Erl Murati.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: