TIRANE-Këshilltarja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli, ka bërë një sqarim në FB në lidhje me pretendimet e kryeministrit Edi Rama se ai ka dekoruar disa nga persekutorët e komunizmit, bazuar në një ligj që ka lënë Sali Berisha.

Edhe pse rrjeti e ka pritur me kritikë këtë deklaratë të Edi Ramës, duke theksuar se jo gjithmonë “fajin e ka Saliu”, Mëhilli shprehet: “Pas asaj qe paskerkesh thene kryeministri: Se pari vendimi apo dekreti i 94 eshte akt normativ qe i jep nje status nje kategorie te caktuar. Pra nuk eshte akt nominal per te cilin verifikohen kushtet e secilit individ. Ndersa dekorimi eshte akt nominal per cdo individ me motivacion individual pra duhen hetuar rrethanat rast pas rasti. Te shpallesh “veteran” eshte status per nje kategori nuk eshte dekorate. Kurse dekorata eshte onorificence, eshte akt individual. Statusi i jepet nje kategorie mbi bazen e faktit qe ka luftuar kurse dekorata jepet per merita te posaçme cdo individi”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb