TIRANE

Këngëtari i njohur nga Kosova, Ermal Fejzullahu ka vendosur të dhurojë 100 000 euro për të gjithë të dëmtuarit e tërmetit, i cili solli pasoja fatale për Shqipërinë.


Nga ana tjetër babai i tij, Sabri Fejzullahu bëri të ditur se hapi dyert e shtëpisë së tij për ta liruar në ndihmë të njerëzve të prekur nga tërmeti.


“Vëllezër e motra asnjëherë në jetën time nuk kam dashur të publikoj, kur kemi marrë një iniciativë për të ndihmuar rastet e shumta në nevojë, mirëpo kësaj radhe bëhet fjalë për një komb të tërë. Uroj të solidarizohemi të gjithë, të hapim zemrat e të ndihmojmë sa kemi mundësi. Zoti e bekoftë popullin shqiptar. I juaji, Ermal Fejzullahu”, ka shkruar këngëtari në Instagram.


Kujtojmë se edhe emra të tjerë të njohur shqiptare kanë dhënë kontributin e tyre për t’i ardhur në ndihmë gjithë njerëzve në nevojë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb