Nëse do të ishte gjallë, Dr. Flori do mbushte 36 vjeç. Por Florian Kondi u nda tragjikisht nga jeta pak muaj më parë. Miku i tij, Ermal Mamaqi, e përkujton me një postim në rrjetin social, Facebook.

“Sot ditëlindja e Florit. I paharrueshëm…” shkruan ai duke postuar dhe nje foto.

Para pak ditësh doli raporti final i Mjekësisë Ligjore për vdekjen e tij.
Ky raport vërteton dyshimet paraprake se ai kishte humbur jetën si pasojë e një overdozë.
Në raport thuhet se edhe nëse Dr. Flori do të kishte shkuar në urgjencë, mjekët nuk mund të bënin asgjë pasi ai kishte konsumuar shumë kokainë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: