I ftuar në emisionin Italian “Verissimo”, këngëtari shqiptar Ermal Meta foli për emocionin e të qenit baba për herë të parë.

“Një aventurë e bukur nis”, tha artisti.

Meta zbuloi gjithashtu emrin e vogëlushes që do të vijë në jetë në qershor.

“Ajo do të quhet Fortuna Marie”, -zbuloi ai.
Titullin e albumit të ri “Buona Fortuna” këngëtari ia ka kushtuar vajzës së tij.

“Ne e zbuluam lajmin kur kisha nisur punën për albumin dhe më duhej të konceptoja gjithçka sërish nën dritën e një energjie ndryshe”, shpjegoi ai.

Në lidhje me ndjesitë që ndan me partneren e tij Chiara Sturdà, Ermal Meta rrëfeu se është në një “gjendje të ngrirë” duke pritur që të mbërrijë në shtëpi fëmija i tyre i parë.

“Kam biseduar me miq të tjerë, thonë se është normale të ndjesh këto emocione”, thotë këngëtari. “Jam i ngrirë dhe i lumtur duke pritur të shoh fytyrën e saj”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: