LAÇ

Sfida mes Laçit dhe Kamzës ka përfunduar pa gola në javën e 15-të në Kategorinë Superiore. Takimi i luajtur në fushën e Laçit u shoqërua me shumë raste, por synimi i tre pikëve nuk u realizua pavarësisht tentativave.

Pjesa e parë pa vetëm një rast të Boninit me kokë, ndërsa kjo u shoqërua edhe me disa përplasje në mesin e fushës.

Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka u duk më kërkuese në pjesën e dytë, por Sabino Plaku nuk arriti të shënojë në portën e kundërshtarit. Në fund të sfidës, të dy trajnerët ndan pikët pasi shifrat u mbyllen në 0-0.

Trajneri i Kamzës, Ernest Gjoka duket larg agresivitetit në fushën e lojës, pasi edhe në debutimin si trajner me skuadrën  e Kamzës ndaj verilindorëve të Kukësit humbi me dy autogola.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb