Edi Reja u mundua të shuajë shumë shpejt polemikat më Taulant Xhakën. “Nuk ekziston një e tillë”, tha trajneri I kombëtares përpara ndeshjes me Andorrën, por një “çështje” e pambyllur vazhdon të jetë ajo e Eros Grezdës. Menjëherë pas deklaratave të teknikut se “sulmuesi nuk kishte pranuar ftesën”, ai ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke përgënjeshtruar pohimet e Edi Rejas.

Grezda
Grezda

“Për korrektësi dhe për informimin e saktë të gjithë tifozëve, më duhet të sqaroj polemikat e krijuara rreth emrit tim. Për grumbullimin e tanishëm për dy ndeshjet e radhës, unë s’kam marrë asnjë ftesë zyrtare ose ndonjë telefonatë nga federata apo trajner i Kombëtares. Sa më përket mua personalisht, kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë i gatshëm të përfaqësojë popullin tim dhe të mbroj ngjyrat kuq zi”, lexohet në reagimin e futbollistit që luan me Rangers.

Nintchdbpict0004292367154
Nintchdbpict0004292367154

Kujtojmë se Eros Grezda u grumbullua vetëm në debutimin e Edi Reja si trajner i skuadrës kuqezi. Ai u largua pas mosmarrëveshjes me teknikun dhe që atëherë nuk është thirrur me përfaqësuesen.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb