Teksa ka kaluar mbi 1 orë nga ndërprerja e energjisë elektrike, e cila preku disa qytete të vendit, situata mbetet e njëjtë në Vlorë, ndërsa në Durrës ka patur rikthime dhe ndërprerje të rrymës.

Gazetari i News24, Enrik Mehmeti, raportoi se qyteti i Vlorës ka mbetur pa energji elektrike për më shumë se një orë e gjysmë.

Ai u shpreh se sipas burimeve nga OSHEE, ka një defekt në linjën kryesore, por nuk ka pasur reagim zyrtar për situatën. Burimet njoftuan se do të kërkohet ende kohë për rikthimin e energjisë.

Nga ana tjetër, gazetarja e News24, Klodjana Haxhiaj, raportoi se në disa zona të qytetit të Durrësit energjia elektrike nuk është rikthyer ende, ndërsa disa zona të tjera po furnizohen normalisht. Pas shkëputjes së energjisë, qyteti për një orë pati errësirë totale.

Situata mbetet e paqartë për të dy qytetet, dhe qytetarët janë në pritje të rikthimit të energjisë elektrike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb