ERSEKE

Rrjeti i amortizuar i ujësjellësit dhe mungesa e investimeve kanë bërë që prej disa vitesh banorët e Ersekës të vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

Në cdo shtëpi apo biznes uji vjen vetëm dy orë në dite c’ka ka sjell shqetësime të vazhdueshme te qytetarët.

Nënkryetari i Bashkisë së Kolonjës Gjergji Qiriazi pranon problemet prej vitesh në rrjetin e ujësjellësit por sipas tij kjo gjë do të përmirësoshet pasi Bashkia ka një projekt të ri i cili do të vihet në fuksion së shpejti.

Të lodhur nga premtimet e herë pas hershme për rrjët të ri ujësjellësi, tashmë qytetarët e Ersekës janë pesimistë nëse kjo gjë do të marrë zgjidhje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb