ERSEKE – Dy vëllezër janë plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Ersekë. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në malin e Leshnjës, pranë vendit të quajtur “Shënkoll”, ku vëllezërit D.D 31 vjeç dhe A.D 34 vjeç janë qëlluar me armë nga një person i maskuar, i cili është larguar menjëherë pas kryerjes së krimit.

Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Vëllezërit e plagosur janë dërguar menjëherë në spitalin e Ersekës, prej ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb