KORÇË – Edhe shtyllat e tensionit të lartë janë bërë pre e hajdutëve, pavarësisht rrezikut shumë të madh që paraqet grabitja e tyre.

Policia e Korçës ka njoftuar sot më datë 19 shkurt, gjatë natës, në aksin rrugor Ersekë – Borovë, shtyllat e tensionit të lartë 11o kV janë “zhveshur”. Atyre iu janë marrë 24 elementë të xinguara dhe 216 kunja me gjatësi 27 cm. Tashmë, Policia ka nisur hetimin për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb