Deputeti socialist, Ervin Bushati, ka deklaruar se Këshilli i Evropës përshëndet zgjedhjet e 30 qershorit.

Deputeti i majtë publikon një fotografi nga Parisi përkrah kolegeve Klotilda Ferhati dhe Eglantina Gjermeni, ndërsa publikon një mesazh të Këshillit të Evropës, i cili njofton se po ndjek nga afër situatën përpara zgjedhjeve vendore në Shqipëri.

Në mesazhin e KiE, zgjedhjet duhet të bëhen në përputhje me të gjitha detyrimet dhe standardet relevante ndërkombëtare për zgjedhje demokratike.

Reagimi i ligjvënësit të PS vjen vetëm një ditë pas lajmit se Këshilli Evropës ka tërhequr vëzhguesit, për shkak të pasigurive në zgjedhjet e 30 qershorit.

“Këshilli i Europës: Përshendet Zgjedhjet e 30 Qershorit! ✌GOL nga Strasbourg ????? Me koleget Klotilda Ferhati dhe Eglantina Gjermeni
https://ëëë.coe.int/…/statement-of-the-spokesperson-on-the-…
Ne ndjekim nga afër situatën përpara zgjedhjeve vendore të 30 qershorit në Shqipëri, të cilat duhet të bëhen në përputhje me të gjitha detyrimet dhe standardet relevante ndërkombëtare për zgjedhjet demokratike, si dhe me legjislacionin kombëtar.

Në këtë kontekst, ne kujtojmë marrëdhëniet e qëndrueshme dhe të besueshme të Këshillit të Evropës me OSBE / ODIHR, i cili ka vendosur një mision vëzhgimi afatgjatë në Shqipëri”, shkruan Bushati.

Bushatiiii
Bushatiiii

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb