KORÇË

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka pohuar nga qyteti i Korçës se partia e tij është e gatshme dhe e përgatitur për të shkuar që sot në zgjedhje kundër qeverisë Rama.

Me një shënim në “Facebook”, Ervin Salianji shkruan se qytetarët  kanë një mbështetje të madhe për Partinë Demokratike.

 Postimi i Salianjit:

Korçë, Partia Demokratike e gatshme dhe e përgatitur që sot për zgjedhje!Të gatshëm ti japim fund një sistemi qeverisës ku Kryeministri ka delirin se kontrollon dhe lindjen e Diellit dhe kur del hëna, kur pushon shiu apo kur mbijnë bimët.

Në Shqipëri ?? ka një vlim të pakënaqësisë së qytetarëve ndaj qeverisë dhe besim tek opozita, vetëm ditët e fundit ka një vërshim të të rinjve dhe intelektualëve që kërkojnë të japin kontributin e tyre për ta ndryshuar Shqipërinë nëpermjet Partisë Demokratike ✌?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb