Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt.

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se rasti i tij ka specifika të veçanta, pasi e quajti personazh të krimit të lidhur me segmente shtetërore. Ajo evidentoi faktin se Martinaj shoqërohej nga një oficer i Forcave Speciale Operacionale dhe se ka humbur gjurmët nga një ndërtesë në të cilën banon edhe Prokurori i Përgjithshëm.

Eksperti për çështjet e sigurisë, njëkohësisht ish- deputet i PS Arben Çuko, tha se nuk është e drejtë që për disa elemente të bëhet pis e gjithë struktura, ndërsa shtoi se personat e implikuar janë në burg dhe se nuk mund të pritet që në një javë të burgosen të gjithë ata që janë të përfshirë në raste të tilla.

Debati:

Çuko: Shumë aktorë dhe faktorë kanë bërë që unë ta quaj tullumbace.
Klodi e di sa shqiptarë janë të kërkuar sot? Dhjetëra, dhe ky person është një nga këto dhjetëra e qindra në kërkim ndërkombëtar.

Në dokument pjesë e një dokumenti zyrtar, mua më vret syrin fjala mund. Kjo cështje ka dy muaj që është rritur…

Lala: Martinaj nuk ishte personazh sido në botën e krimit. Shoqërohej nga Strukturat Speciale. Kishte mbështetje.
Nuk besoj se në botë eskortohen bosët nga Forcat e Posaçme Operacionale. Martinaj i ka humbur gjurmët në një ndërtesë që banonte edhe Prokurori i Përgjithshëm, para syve të Gardës së Republikës.
Të marrësh pjesë në funeralin e kushëririt, të lëvizësh ditën për diell e policia mos lëvizë, këtë e bëjnë çështje shqetësuese. Strukturat duhet të ishin vigjilente. Personazh i krimit i lidhur me segmente shtetërore.

Çuko: Nuk mund të hedhësh baltë mbi të gjithë strukturën operacionale. Do të bësh lidhje mes policisë e krimit?

Lala: Rasti i Habilajve. 3 zyrtarë policie të dënuar. Rasti Martinaj, i filmuar me një agjent të Forcave Operacionale. Kjo më shqetëson mua. Policia është e aftë të shkëpusë lidhjen me krimin. Faktet thonë që jo një RENEA u kap me sniper e u arrestua, një tjetër në Mirditë. Raste që mbyllen të pazbardhura ka edhe në botë.

Çuko: Policë të veçuar ku janë tani? Të lirë apo të arrestuar?

Lala: Ka të lirë e në detyrë

Çuko: Mos pretendo për një javë ti fusësh pas hekurave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: