Ish-drejtuesi i Policisë Erzen Breçani i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në “News 24” tha se policia duhet të bashkëpunojë më shumë me komunitetin për të zbardhur ngjarjet.

Breçani tha se policia, që të ketë sukses, përveç bashkëpunimit me komunitetin, duhet që të bashkëpunojë edhe me median. Sipas tij, kjo gjë nuk ndodh më së miri.

“Policia, që të ketë sukses duhet që të bashkëpunojë me komunitetin. Bashkëpunimi mes policisë dhe komunitetin duhet të jetë i madh. Kështu, forcat policore dhe njerëzit bëhen bashkë në goditjen e krimit.

Gjithashtu, edhe me median, policia duhet të bashkëpunojë me qëllimin e mirë të goditjes së krimit”, deklaroi Erzen Breçani.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb