TIRANE

Në dosjen e Prokurorisë, siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala shpjegohet se si funksiononte grupi me 32 të arrestuar në operacionin “Rruga e Gabuar” që siguronin viza e pasaporta false për të mundësuar kalimin e paligjshëm drejt vendeve të BE, Kanadasë, SHBA por edhe drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Bëhet me dije se 32 të arrestuarit janë pjesë e të njëjtit rrjet të goditur edhe e të njëjtit pranverën e vitit 2018, ndërsa aktiviteti i tyre është i shtrirë në kohë dhe hapësirë. Bazuar në hetimet e kryera nga Prokuroria për Krime të Rënda, nisja bëhej me linjat e udhëtimit me mjete të ndryshme dhe me linja ajrore. Nisja e personave me dokumente të falsifikuara bëhej nga Republika e Shqipërisë, Mali i Zi, Italia, Greqia, Franca dhe Norvegjia.

Ndërsa në funksion të këtij hetimi, janë dokumentuar disa episode ku personat e mësipërm kanë falsifikuar dokumente të udhëtimit dhe kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit të disa shtetasve.

Dritan Gramozi i arratisur, i njohur edhe si koka e këtij grupi del nga përgjimet se ishte personi që kryente transportin. Nga përgjimet ai del se organizonte kalimin e klandestinëve drejt Greqisë dhe iu jepte direktiva pjesëtarëve të tjerë të grupit se si të bënimin kalimin.

Në datë 12.01.2018 në mëngjes në një bisedë të përgjuar Dritan Gramozi komunikon me shtetasin Rezart Hoxha

R: Alo
D: Alo, hë vëlla
R: E këtu jam o, ku je ti?
D: E ja do nisem, prandaj të mora
R: E ja të bëj një telefon unë që t;më dëgjojnë ata, Uester Junion me ça do t;i dërgojnë
D: O vlla, po pak shpejt se s’kam kohë
R: Në rregull, hajt

Po ky shtetas rreth mesditës flet me një tjëtër numër celulari dhe bisedon se si mund të kalonte kufirin një tjetër shtetas

D: Hë
Nr: O Byrazer
D: Hë vëlla
Nr: Po t’kaloj nga Rinasi për Athin
D: Po nga Rinasi ;mos i ashtu atëja
Nr: Ua
D: Mos i thonë e ke të mbushur tre mujorshin se unë e hodha në sistem, është brenda me afatin ai tremujorshin
Nr: O le të kalojë këtu na Kakavija, mbase si thënë gjë hajde
D: Jo ore lëre, se dëgjo Tanin është bërë keq unë i shikoj ditë për ditë
Nr: Uah
D: E
Nr: Vetëm andej nga ajo ë?
D: E

  • foto galeri

Në përgjime del edhe emri i shtetiasit Leonard Markaj i cili komunikon në telefon me një tjetër numër tjetër të përgjuar. Në bisedat që bëjnë flasin për njerëz që kalojnë në kufi dhe për korruptimin e personave që janë përgjegjës për kalimin në pikat e kontrollit.

B: Po ku je o ku je?
Leo: Kam pas një problem ashtu ta them
B: Mos ma thuaj në telefon po s;është për tu thënë
Leo: E nuk ta them në telefon, e s;kam lëvizur unë. Ta thashë kisha një problem e s;kam lëvizur. Po andej nesër kush është?
B: Nesër është Jorgaqi
Leo: A Jorgua është nesër
B: Kristinaqi
B: Me Nikon i kaloi du veta, ikën ata
Leo: Se nuk para të lë Kristina halea, nuk para lë. Pse ky lë ky kokëbardhi ë?
B: E të lë ai kokëbardhi nuk është i keq ai
Leo: Edhe Jorgo nuk është bërë i keq tani jo, i dhashë kafe unë, e qirasa me kafe të thashë unë

  • foto galeri

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb