Kryeministri britanik Keir Starmer ka udhëtuar për në Rio de Janeiro të Brazilit, ku do të marrë pjesë në Samitin e G20-ës.

Rrugës për atje, ka pranuar pyetjet nga gazetarët e Sky News dhe mediat e tjera, dhe është pyetur lidhur me vendimin e kancelarit gjerman Olaf Scholz për të biseduar me Vladimir Putinin, që nxiti reagime nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Është çështje e kancelarit Scholz me kë do të bisedojë. Unë nuk planifikoj të bisedoj me Putinin”, tha kryeministri britanik, transmeton Telegrafi.

Ai theksoi se po afrohen 1 mijë ditë të luftës në Ukrainë, ku këto 1 mijë ditë kanë pasur ndikim të madh dhe sakrificë në lidhje me popullin ukrainas.

Starmer ka folur edhe për zbarkimin e trupave verikoreane në Ukrainë, që sipas tij tregon “dëshpërimin e Rusisë”, dhe shtoi se ka pasur “implikime serioze për sigurinë evropiane”.

Për këtë arsye, ai i bën thirrje liderëve botëror që të dyfishojnë mbështetjen për Ukrainën, që e përshkroi si “top prioritet të agjendës së tij” në Samitin e G20-ës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb