Duke folur në Samitin e Ligës Arabe, presidenti tunizian Essebsi tha se është e papranueshme që çështjet e arabëve të trajtohen dhe menaxhohen jashtë kuadrit të punës së përbashkët arabePresidenti tunizian Beji Caid Essebsi tha se është e papranueshme që territoret arabe të bëhen zona të konflikteve.

Duke folur në Samitin e Ligës Arabe, presidenti tunizian Essebsi tha se është e papranueshme që çështjet e arabëve të trajtohen dhe menaxhohen jashtë kuadrit të punës së përbashkët arabe.
Terrorizmi është kërcënimi më i madh i sigurisë në botë dhe është e nevojshme që të luftohet gjerësisht, nënvizoi Essebsi.

“Është e papranueshme që territoret arabe të bëhen zona të konflikteve rajonale dhe ndërkombëtare dhe të ndodhen në mesin e rajoneve kryesore të terrorizmit. Eliminimi i të gjitha krizave në rajon është një domosdoshmëri urgjente. Komunitetit ndërkombëtar duhet t’i jepet mesazhi që mënyra për të arritur stabilitetin në botë është përmes Palestinës”, tha Essebsi. Essebsi gjithashtu kujtoi se Lartësirat e Golanit në arenën ndërkombëtare njihen si territori arab i pushtuar.

Edhe Mbreti i Jordanisë, Abdullah II, ka theksuar se siguria, stabiliteti dhe prosperiteti në rajon nuk mund të sigurohen pa një zgjidhje në Palestinë

.
“Në rajon nuk do të ketë siguri, stabilitet dhe prosperitet pa gjetur një zgjidhje të drejtë dhe të përhershme e cila do të jetë e bazuar në rezolutat ndërkombëtare dhe përpjekjet e paqes arabe si dhe në kuadrin e zgjidhjes me dy shtete, për të plot”suar aspiratat popllit palestinez për krijimin e një shteti të pavarur në kufijtë e vitit 1967 me kryeqytet Kudsin Lindor”, tha mbreti Abdullah II gjatë fjalimit të tij në samit, duke bërë të ditur se çështja palestineze vazhdon të jetë çështje parësore në ndërgjegjen e arabëve.

Ai tha se Jordania do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj kundër shkeljeve ndaj vendeve të shenjta me synimin për të ndryshuar historinë dhe identitetin e Kudsit, Abdullah II theksoi se duhet të gjendet një zgjidhje politike edhe për problemet në Irak dhe Siri.
Samiti i 30-të i liderëve të Ligës Arabe filloi sot në Tunizi me pjesëmarrjen e 13 liderëve.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb