Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Grida Duma, është kthyer pas në kohë, duke treguar momente nga adoleshenca e saj dhe jo vetëm.


Grida ka treguar në ‘TCH’ se për të nuk ka qenë aspak e lehtë të studionte për muzikë dhe se asnjëherë nuk ja doli mbanë të jepte më të mirën.


Ish-deputetja ka rrëfyer se nënën e saj e ka pasur mësuese dhe ndaj ishte e pamundur që ajo të mos studionte me orë të tëra.


“Është e tmerrshme të kesh mamin mësuese në shtëpi. Unë dilja në provim dhe ajo ishte pjesë e komisionit, pastaj ishte shumë e emocionuar dhe largohej, por sapo largohej i thoshte njërës prej zyshave aty, se donte të tregonte që ishte më kërkuese se ato vet dhe nuk më ka ndodhur njëherë të vetme të marrë një rezultat maksimal, megjithëse torturohesha.

Vinte koha e plazhit dhe tek oborri i shtëpisë time vinin kushurinjtë që do bëheshin gati, unë i dëgjoja që ata luanin me top unë vazhdoja studioja violin se duhet të bëja orët e violinës. Kushdo që mendon se arti është një gjë e thjeshtë, është gjëja më e vështirë për tu perfeksionuar. Unë e mbaj mend që fëmijë e sot që studimi i violinës ka qenë më i vështiri që kam bërë, 4-5 orë në ditë dhe nuk ja dola!”- ka treguar deputetja e Partisë Demokratike.