Analisti Agim Baçi i ftuar në emisionin “Open” në News24 foli zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj dhe listën e PS.
Baçi foli dhe për arrestimet e disa prej kryetarëve të bashkive duke thënë se ‘është e vështirë të mbrosh Ramën’, teksa ngriti pyetjen ‘kur ka kaq argumente dhe fakte, pse votohen sërish?
“Si analizë, është e vështirë që të mbrosh Ramën. Nuk dua të merrem një nga një me ata, por me përgjegjësin kryesor. Aty janë emrat e të gjithëve të akuzuar. Sa kryetar bashkie duhet të futen në burg që ta quajë problem? Në kontekstin politik, nxirr njerëz të tillë dhe largohen njerëzit me mendje. Është e qëllimshme. Një qeveri që nuk çfarë të thotë, nuk lë vend për debat. Kemi raste kur kryeministri bën një fjalim, duartrokasin dhe ikin. Kur ka kaq argumente dhe fakte, pse votohen sërish?”, tha Baçi.
(BalkanWeb)