SHKODER

E njohur për bejtat e plot humor, qytetari në Shkodër ka habitur me surprizën që ka rezervuar për kryeministrin Edi Rama. Si për t’i shkuar për shtat shprehjes që i dallon, ‘me ken shkodran të tana i ban’, qytetari tha se ka sjellë një palë mbathje për Edi Ramën për tubimin elektoral që do të zhvillojë në Shkodër.

“Unë kujtova se ka plas lufta he burr, po m’bon përshtypje ti thuke vika Edi Rama. Po Edi Rama ka mbështetjen e tan popullit dhe s’ka arsye pse të ketë frikë nga njeri. Por un kam përshtypjen është edhe frikacak. Kam përshtypjen se bo me i lan nji kta trupa që ka marr me vedi ai bëhet, ai dh**het në brekë.” – u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb